Pas lansimit në një numër të madh dyqanesh në Azi dhe Afrikë, gjiganti Google është duke zgjeruar programin e tij Android One edhe në Evropë.
Spanja dhe Portugalia janë dy vendet e para që do marrin këtë program përmes pajisjes nga Bq Aquaris, shkruan arbresh.info. Telefoni i parë me këtë program në Evropë do të jetë BQ Aquaris A4.5, i cili posedon ekran 4.5 inç me 540×960 piksela, procesor katër-bërthamor 1GHz, 1GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave si dhe vrimë për microSD.
A4.5 ka kamerë prapa 8 megapiksel, kamerë fronale 5 megapiksel, bateri 2.470 mAh dhe platformë Android 5.1.1. Aquaris A4.5 kushton 169.90 euro në Spanjë, ndërsa në Portugali kushton 179.90 euro./arbresh.info
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...