Për të ndjekur traditën, versioni i fundit i platformës Android do të zbulohet gjatë eventit Google I/O 2015.
Edhe pse nuk janë zbuluar ende informata zyrtare nga gjiganti kërkimor, “The Verge” raporton me anë të një dokumenti që versioni i ardhshëm do të quhet “Android M”, transmeton arbresh.info. Ky dokument ishte postuar në uebfaqen Google I/O, por gjiganti kërkimor e kishte larguar menjëherë, ndonëse ishin shkrepur disa pamje të këtij posti.
Android 5.0 apo Andrid Lollipop është njohur së pari si “Android L” kur është prezantuar në eventin I/O vitin e kaluar. Pavarësisht prezencës së limituar në vetëm 10% e pajisjeve me Android, Google nuk ka ndërmend të ndalet për të sjellur versionin e ri.
Sipas disa thashethemeve, Google është duke punuar në përmirësimin e njoftimeve që ka prezantuar në platformën Lollipop duke i ofruar të gjithë këto funksione të reja në Android M./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...