Muajin e kaluar, Lollipop përfundimisht kaloi shifrën prej 20% në tabelën për shpërndarje nga gjiganti Google për platformën Android. Kjo do të thotë që duke filluar nga muaji shtator, 21% e përdoruesve aktiv përdornin dy versione të quajtura Lollipop.
Megjithatë, me listën e publikuar për këtë muaj, Google zbulon që 23.5% të të gjitha pajisjeve aktive me Android përdorin tani platformën Lollipop, transmeton arbresh.info.
KitKat është duke rënë ngadalë, muajin e kaluar kishte 39.2% ndërsa tani ka 38.9%. Tri versionet e kombinuara të platformës Jelly Bean në përgjithësi kanë 31.8% të përdoruesve derisa Ice Cream Sandwich ka rënë nga 3.7% në 3.4%. Të njëjtën gjë e pësoi edhe Gingerbread duke rënë nga 4.1% në 3.8%. Platforma e vjetër, Froyo është ende në tabletë me vetëm 0.2% të pajisjeve, ashtu siç kishte në muajin shtator.
Versionet më të vjetra nuk janë pjesë e këtij raporti sepse të dhënat janë gjeneruar nga informatat e mbledhura nga Play Store, i cili punon në telefonat e mençur me versionin Android 2.2 Froyo apo më të ri. Muajin e ardhshëm ne do të shohim për herë të parë Android 6.0 Marshmallow në tabelë pasi modelet e reja të telefonave me Nexus dhe Android One janë duke marrë tashmë përditësimet e tilla./arbresh.info
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...