Google ka në plan për të bashkuar platformat Chrome OS dhe Android në një sistem të vetëm operativ.
Lajmi ishte raportuar së pari nga ‘Wall Street Journal’, por është konfirmuar shumë shpejtë edhe nga gjiganti kërkimor. Sistemi i ri operativ, që është duke u punuar që disa vite, pritet të jetë i gatshëm për një pamje paraprake brenda viteve të ardhshëm, por mund të lansohet në vitin 2017.
Ky ndryshim mund të rezultojë që përdoruesit e kompjuterëve të fitojnë qasje në dyqanin Google Play, i cili aktualisht është shtëpi e miliona aplikacioneve, shkruan arbresh.info. Përveç kësaj, Chromebooks, laptopët e lehtë që kanë marrë emrin nga Chrome OS do riemërohen.
Ja vlen të përmendet gjithashtu që njoftimet që Google bëri vijnë nga drejtori ekzekutiv Sundar Pichai, i cili ka drejtuar divizionet Android dhe Chrome OS për dy vitet e kaluara./arbresh.info
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...