Android 6.0 Marshmallow debuton më 5 tetor

08:58 | 25 Shtator 2015
Arbresh Info

Derisa ne kemi njohuri tashmë që gjenerata e ardhshme me pajisjeve Nexus, që pritet të prezantohen më eventin që Google do mbajë më 29 shtator, do përdorin platformën Android 6.0 Marshmallow, nuk ishte e qartë se kur versioni i ri i Android-it do lansohet për pajisjet e vjetra, gjë e cila tashmë është zbuluar.

Sipas një programi për lëshimin e përditësimeve softuerike nga operatori kanadez Telus, Android Marshmallow do fillojë përditësimin në pajisje më 5 tetor duke bërë kështu që Nexus 5 dhe Nexus 6 do jenë telefonat e parë të mençur me këtë platformë, shkruan arbresh.info.

Android-60-Marshmallow-release-01

Për të gjithë ata që nuk kanë qenë të njoftuar, dy pajisjet e reja me Nexus, të krijuara nga LG dhe Huawei, pritet të zbulohen më 29 shtator të njohura si Nexus 6P dhe Nexus 5X./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme