Dronët, pajisjet e vogla fluturuese të pajisura me kamera, mund të blihen lehtësisht nga konsumatorët.
Shkencëtarët, policia dhe bizneset shpesh i përdorin dronët edhe për operacione shpëtimi. Por këto pajisje fluturuese me kosto të ulët mund të përdoren edhe si armë.
Materiali në vazhdim na çon në një takim të rëndësishëm për sigurinë të sektorit kimik në Hjuston të Teksasit, ku u diskutua si për përfitimet nga dronët, ashtu edhe për rrezikshmërinë që paraqesin ata.
Dronët janë bërë bekimi dhe mallkimi i ditëve moderne. Larry Satterwhite është me Departamentin e Policisë në Hjuston.
“Ekziston shqetësimi se dikush mund t’i përdorë dronët për të dëmtuar njerëzit. Kjo ka ndodhur”, e citon atë ‘Zëri i Amerikës’.
Richard Lusk është me Laboratorin Kombëtar Oak Ridge.
“Janë raste aktuale në Amerikë dhe vende të tjera ku njerëzit kanë përdorur dronët për të dërguar drogë dhe armë nëpër burgje tek të burgosurit. Në disa zona në Lindjen e Mesme dronët i përdorin për të lëshuar eksplosivë mbi njerëz.”
Ja si shprehet Larry Satterwhite me policinë e Hjustonit:
“Teknologjia po ecën shumë shpejt. Shpesh gjendemi mbrapa dhe përiqemi të arrijmë në këto nivele.”
Por ka mënyra për parandalimin e këtyre kërcënimeve duke ndërhyrë në sistemin elektronik të dronit.
“Janë pajisje elektronike që mbështeten pjesërisht në Sistemin Global të Pozicionimit, GPS. Këtë sistem mund ta bllokosh përmes një sinjali ekektromagnetik ose duke ndërhyrë në radio-frekuencë për të prishur komunikimin me atë që e kontrollon, ose duke ndërhyrë në vetë qarkun elektronik të dronit duke e çaktivizuar atë”, thotë Richard Lusk me Laboratorin Kombëtar Oak Ridge.
Nga ana tjetër, dronët sjellin edhe përftime për shpëtimin e jetëve.
“Si çdo teknologji, dronët kanë të mirat dhe të këqiat e veta”, thotë zoti Lusk.
Në industrinë kimike, dronët përdoren për të inspektuar strukturat në vend të njerëzve kur puna është e rrezikshme. Rafineria Shell Deer Park pranë Hjustonit ka mbi një vit që përdor dronët për të marrë foto të cilat i paraqiti gjatë takimit për sigurinë të industrisë kimike.
Gary Scheibe është me Rafinerinë Shell Deer Park.
“Në një ndërmarrje të madhe si e jona, ku kemi struktura gjigande mbi 120 metra të larta, përdorim dronin që të marrë pamje dhe nuk dërgojmë njerëz në këto lartësi. Fotot e marra nga droni na ndihmojnë të përcaktojmë punën që duhet të bëjmë.”
Një numër në rrije agjencish rendi në Shtetet e Bashkuara po përdorin dronët për të vrojtuar dhe orientuar me shpejtësi në raste të tilla si kërkim shpëtimi.
“Droni mund të diktojë nxehtësinë trupore të një fëmije që ndoshta njerëzit në tokë nuk e shohin dot dhe kjo është provuar shumë herë në mbarë botë”, thotë zoti Lusk.
Teknologjia në fjalë po njeh përparime. Sensorë të sofistikuar për pamje natën, detektorë metani dhe pajisje për skanim me rreze X mund të vendosen në dronë. Hulumtuesit po studiojnë madje edhe ndërtimin e dronëve të vegjël sa insektet.
“Ndoshta Departamenti i Mbrojtjes dhe firma të teknologjisë së lartë do të ndërtojnë dronë që imitojnë insektet e vogla. Njerëzit nuk u kushtojnë shumë vëmendje insekteve përjashta, ndaj dronët sa insektet do të ishte zgjidhja”, thotë Richard Lusk me Laboratorin Kombëtar Oak Ridge.
Hulumtuesit e dronëve thonë se do të jetë një garë armatimi për zhvillimin e metodave për parandalimin e dronëve të dëmshëm, ndërsa njerëzit vazhdojnë të përdorin dronët me synime të mira.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës