A i ndiqni influencuesit në rrjetet sociale? I kontrolloni gjithnjë postimet e tyre? A mendoni se po shpenzoni shumë kohë, apo se jeni të fiksuar pas kontrollit të llogarive të influencuesve që ndiqni? Dhe kur nuk mund ta bëni këtë, ndiheni si të shkëputur?
Nëse i jeni përgjigjur me “po” të gjitha këtyre pyetjeve, mund të jeni prekur nga ajo që njihet si “angazhim problematik” me ndikuesit në mediat sociale. Por mos e fajësoni shumë vetenpër këtë gjë. Jeni thjesht një ndër shumë njerëzit, që keni rënë pre e ndikimit të fortë që kanëkëto personazhe në rrjetet sociale.
Dhe kjo mund t’i atribuohet shumë tipareve dhe taktikave që përdorin influencuesit e mediavesociale, të cilat i ndihmojnë ata të ruajnë ndikimin tyre, siç janë transmetimet e drejtpërdrejta dhe sondazhet në Instagram.
Si ekspertë në mediat sociale dhe mbi sjelljen e përdoruesve, ne botuam kohët fundit një studim që analizon angazhimin problematik të ndjekësve me influencuesit në mediat sociale, që vetëm në SHBA është një industri prej 13.8 miliardë dollarësh. Në epokën e mediavesociale, shumica e njerëzve njohin ose ndjekin disa ndikues në mediat sociale.
Këta të fundit janë përdorues me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Pavarësisht nëse jeni adhurues i modës apo nëse dëshironi informacion mbi shëndetin dhe fituesin, ka gjithmonë një ndikues për t”u ndjekur. Dhe ndjekësit priren shpesh drejt atyre që janë mëorigjinalë në përmbajtjet që postojnë.
Por më pak vëmendje i kushtohet anës së errët të ndikimit në mediat sociale. Influencuesit motivohen dhe shpesh nxiten që të rritin fuqinë e tyre në mediat sociale, dhe shumë prej tyre po bëhen më të aftë në tërheqjen dhe angazhimin e ndjekësve.
Nga ana tjetër, ndjekësit mund të bëhen lehtësisht të ndërvarur dhe të fiksuar pas influencuesve, dhe angazhimi i tyre mund të bëhet shpesh i tepruar dhe i pashëndetshëm. Angazhimi problematik me ndikuesit e mediave sociale është i zakonshëm në mesin e ndjekësve, por jo i njohur apo i kuptuar sa duhet.
Ne kemi ekzaminuar kohët e fundit faktorët dhe mekanizmat, që çojnë tek një angazhim problematik. Ne u fokusuam tek 3 tipare (tërheqja fizike, atraktiviteti social dhe vetë-prezenca) dhe 2 atribute të pjesëmarrjes së ndjekësve (gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes dhe kohëzgjatja e ndjekjes) për të analizuar efektet e tyre në zhvillimin e angazhimit problematik.
Bazuar në teorinë e lidhjes, studiuam 2 lloje lidhjesh – marrëdhëniet para–sociale dhe ndjenjën e përkatësisë, ku që të dyja janë shumë të rëndësishme për influencuesit e mediavesociale.
Marrëdhënia para–sociale, është perceptimi i ndjekësve mbi marrëdhënien e tyre të njëanshme me një influencues, ndërsa ndjenja e përkatësisë i referohet ndjenjës së të qenit një anëtar integral i komunitetit të ndikuesit. Ne kryer një anketë në internet me 500 përdorues të Instagramit.
Rezultatet treguan se kur ndjekësit zhvillojnë lidhje si ndaj ndikuesve (marrëdhënie para–sociale) ashtu edhe ndaj komunitetit të tyre (ndjenja e përkatësisë), kjo mund të çojë në një angazhim problematik. Ne zbuluam se tërheqja sociale e ndikuesve, ka një efekt më të fortë sasa faktorët e tjerë në ndërtimin e lidhjeve midis influencuesve dhe ndjekësve.
Ndjekja e më shumë influencuesve, mund të zvogëlojë ndikimin e lidhjes me komunitetin (ndjenjën e përkatësisë) kur bëhet fjalë për angazhimin problematik, por jo për efektin e lidhjes me ndikuesin (marrëdhëniet para–sociale). Studimi ynë paralajmëron dhe shpjegon angazhimin problematik për përdoruesit e mediave sociale.
Ne argumentojmë se përdoruesit e mediave sociale që tërhiqen nga ndikuesit, mund të lidhen lehtësisht dhe të angazhohen me tepri. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm, të kenë kujdes dhe të vetë-rregullojnë herë pas here sjelljen për të menaxhuar ndërveprimet e tyre me influencuesit.
Për shembull, gjithë–përfshirja e pjesëmarrjes – që i referohet arsyeve të ndjekjes dhe shkallës së pjesëmarrjes së ndjekësve (si shikimi, pëlqimi, komentimi, shpërndarja) – mund të çojë në zhvillimin e lidhjes. Megjithatë, kjo mund të menaxhohet me vetëdije nga vetë ndjekësit.
Një mënyrë për ta bërë këtë, është duke përdorur funksionet dhe mjetet e telefonit si vendosja e kufijve ditorë kohorë në Instagram apo çaktivizimi i njoftimeve të aplikacionit. Po ashtu ndikuesit e mediave sociale duhet të jenë të vetëdijshëm për angazhimin problematik të ndjekësve të tyre.
Edhe pse mund të jetë në kontrast me qëllimin e tyre për të rritur angazhimin e ndjekësve, ata mund të fokusohen në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me ndjekësit e tyre. Për shembull, ndikuesit mund të flasin hapur për problemin e angazhimit problematik, dhe të tregojnë kujdes për mirëqenien psikologjike të ndjekësve të tyre.
Kjo do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e marrëdhënies, pasi studimet kanë treguar se përdoruesit e mediave sociale me sjellje problematike, kanë më shumë gjasa të ndalojnë pas një fare kohe përdorimin e platformave. / ”The Conversation” – Bota.al
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...