“Amazon” tani shet vetëm USB-C me kualitet të lartë

16:20 | 30 Mars 2016
Arbresh.info

“Amazon” ka përditësuar rregullat për shitjen e kabllove USB-C në SHBA, duke thënë se vetëm produktet plotësisht në përputhje me rregullat do të shiten në faqen e internetit.
Në listën e zezë tani është çdo USB-C (ose USB e Tipit-C) kabllor ose përshtatës që nuk është në përputhje me specifikimet standarde.
Disa kabllo USB-C mund të dëmtojnë pajisjet ose të dështojnë për t`i mbushur ato me bateri si duhet. USB-C-të e cilësisë së ulët që shiten online u kanë shkaktuar probleme shumë përdorueseve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme