Kanë kaluar vetëm pak orë sapo Amazon prezantoi shërbim e saj më të ri : një printues për foto.
“Amazon Prints ofron kualitet të lartë, printime të përballueshme dhe të shpërndara nga Amazon,” lexohet në pjesën e sipërme të ueb-faqes. “Krijoni albume fotografish, printoni foto online dhe merrni falas shërbimin e transportit dhe atë të shpërndarjes së shpejtë me porosi duke filluar nga 15 dollarë.”
I pranishëm në Amazon Prime dhe Amazon Drive, shërbimi ofron çmime të përshtatshme për disa madhësi. Për shembull një foto e printuar në formatin 6×4 kushton 0.09 dollarë, 7×5 – 0.58 dollarë, ndërsa 10×8 – 1.79 dollarë.
Për të bërë një krahasim, Shutterfly ofron formatin 6×4 për 0.15 dollarë, 7×5 për 0.99 dollarë dhe 10×8 për 3.99 dollarë, ndërkohë që Snapfish shet 0.1 dollarë formatin 6×4, 0.69 dollarë atë 7×5 dhe 2.99 dollarë formatin 10×8. Megjithatë pas daljes së shërbimit të Amazon, dy kompanitë mund t’i ndryshojnë përsëri çmimet e tyre.
Shërbimi gjithashtu ofron mundësi për të krijuar albume fotografike duke filluar nga çmimi 20 dollarë.
Faktori më i rëndësishëm në fotot digjitale të printuara është kualiteti i imazhit të printuar dhe cilësia e letrës, prandaj deri sa ta shohim këtë nuk mund të vlerësojmë akoma nëse shërbimi i ri i Amazon e kërcënon tregun aktual të këtij shërbimi./Arbresh.info
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare