Bashkëthemeluesit e gjigantit kërkimor Google kanë njoftuar për krijimin e një kompanie publike të quajtur ‘Alphabet’, e cila përfshinë të gjitha produktet aktuale nga Google. Kjo lëvizje ka për qëllim të bëjë strukturën operative nga Google më të pastër dhe më të përgjegjshme.
“Çka është Alphabet? Alphabet është thuajse një koleksion i kompanive. Më e madhja prej të cilave është sigurisht Google. Google i ri është pak më i vogël se kompanitë që janë larg nga produktet tona kryesore të internetit që tani kanë Alphabet”, tha drejtori ekzekutiv i gjigantit Google, Larry Page, transmeton arbresh.info.
Kompania më e vogël se Google përfshin divizionet për kërkim, reklama, harta, aplikacione, YouTube, dhe platformën Android. Ndërkohë, bizneset e reja si Nest, Google Fiber, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences, Calico, dhe X Lab do të menaxhohen si pjesa ndarëse tek Alphabet.
Përveç kësaj, çdo kompani tek Alphabet do të ketë drejtorin e tij ekzekutiv, p.sh ish-drejtori i shfletuesit Chrome dhe platformës Android, Sundar Pichai është emëruar si drejtori ekzekutiv i gjigantit Google. Në anën tjetër, Alphabet do të ketë Larry Page si një drejtor ekzekutiv dhe Sergy Brin si president.
Duke filluar nga tremujori i katërt i këtij viti, financat e gjigantit kërkimor do ofrohen veçmas nga kompanitë që janë pjesë në Alphabet./arbresh.info
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...