Në konferencën e saj të përvitshme të mbajtur në Maj këtë vit, Google prezantoi një nga aplikacionet e tij të inteligjencës artificiale (IA) të quajtur Allo, dhe që premtoi se do ta ofronte për përdoruesit në fund të verës.
Sipas ekspertit të parashikimeve për aplikacionet dhe risitë teknologjike Evan Blass, Allo do të lançohet me 21 Shtator.
Aplikacioni i zgjuar kërkon vetëm numrin e telefonit për t’ju identifikuar si përdorues dhe është programuar që të ketë veçori të tilla si kodimi i mesazheve, mesazhet e përkohshme private, opsione të formatimit të tekstit dhe më shumë emoji për t’i bërë më shprehëse bisedat tuaja me miqtë.
Kur ju merrni mesazhe tekst ose foto, aplikacioni përdor një sistem të inteligjencës artificiale duke ju sugjeruar një përgjigje. Ai mund të njohë figura të ndryshme dhe sugjeron sipas tyre një përgjigje. Ai ka gjithashtu mbështetjen e Google Assistant, sipas të cilit mund të ‘bisedojë’ me ju dhe shërben si një platformë kërkimi dhe bashkëbisedimi njëkohësisht.
Allo mund të bëhet së shpejti një aplikacion mjaft popullor, megjithëse i duhet të konkurrojë fillimisht me WhatsApp dhe Messenger që kanë një numër shumë të madh përdoruesish./Arbresh.info.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para