Alibaba me më shumë të ardhura sesa Amazon dhe eBay të kombinuara

15:55 | 2 Nëntor 2016
Arbresh Info

Gjiganti kinez i tregtisë, Alibaba ka tejkaluar pritshmëritë sa i përket të ardhurave në tremujorin që përfundoi më 30 shtator.

Të ardhurat e kompanisë janë rritur për 55 për qind në 5 miliardë dollarë, më shumë se të ardhurat e kombinuara nga Amazon dhe eBay.

“Ne kemi raportuar të ardhura me rritje të fuqishme prej 55 për qind këtë tremujor, rritje e fuqishme që ka ndodhur në secilin nga katër segmentet e raportuara”, tha Meggie Wu, drejtorja financiare e Alibaba Group, transmeton portali arbresh.info.

Raporti i kompanisë vjen vetëm disa ditë para “Singles Day” në Kinë më 11 nëntor që është eventi më i madh për shoping në botë online. Alibaba vitin e kaluar ka fituar 14.32 miliardë dollarë vetëm gjatë asaj dite./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme