Aleanca Renault-Nissan dhe kompania Microsoft firmosën sot një marrëveshje partneriteti botëror shumëvjeçar për të zhvilluar tekonologjitë e së nesërmes që do të zhvillojnë eksperiencat e pilotimit të veturave të lidhura nëpërmjet internetit.
Dy grupet do të bashkëpunojnë në zhvillimin e shërbimeve të ardhshme të lidhjes për veturat duke përmirësuar eksperiencën e klientëve falë navigimit të përparuar, parashikimit për mirëmbajtjen dhe shërbime të ndryshme në lidhje me makinën, kontrollimin në distancë të funksioneve të veturës dhe njoftime në kohë reale.
“Vetura po bëhet një hapësirë gjithnjë e më e lidhur, inteligjente dhe personale”, shpjegon Ogi Redzic, zëvendëspresidenti i Aleancës, përgjegjës i veturave të lidhura dhe shërbimeve të lëvizshmërisë.
“Ky partneritet me Microsoft na mundëson të përshpejtojmë zhvillimin e teknologjinve kryesore të domosdoshme për realizimin e produkteve që kërkojnë klientët tanë si dhe krijimin e të rinjve, të pazakontë, që as nuk imagjinohen. Ambicja ynë është të bëhemi furnitori i lëvizjes së lidhur për të gjithë, me një platformë të vetme botërore”, thekson Redzic.
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës