Aksionet e Apple arritën majat rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të “iPhone”-ve.
Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se Apple po planifikon të publikojë 3 “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme.
Analistët presin gjithashtu që Apple të publikojë një “iPhone” me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme.
Ftesa e Apple për këtë event kishte një ngarkesë të madhe të ngjyrës së artë, duke shtuar spekulimet se kompania po planifikon të publikojë pasuesin “gold” të “iPhone X”, i cili ka qenë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të argjendtë dhe gri vitin e kaluar.
Dokumentet e dorëzuara në Komisionin federal të Komunikimit në SHBA dhe të zbuluara këtë vit, tregojnë se Apple ka kërkuar miratimin për një version “të artë” të “iPhone X”.
Apple ka publikuar prej vitesh modelet e reja në javën e dytë të shtatorit, e zakonisht përditëson edhe linjat e tjera të produkteve, si për shembull “Apple Watch”.
Apple nis shitjen e “iPhone”-ve të rinj vetëm pak javë pasi i lançon në eventet e bujshme, duke i paraprirë në kohë sezonit të blerjeve të pushimeve të fundvitit.
“iPhone X”, me një çmim prej 999 dollarësh, e ndihmoi Apple të tejkalojë pritshmëritë për shitjet në Ëall Street. Investitori Warrant Buffett tha se “iPhone” ishte “jashtëzakonisht i nënvlerësuar” edhe kur kostoja e tij shkon në 1.000 dollarë, duke parë sesa i pazëvendësueshëm është bërë për shumë njerëz në botë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...