Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikëqyrje më e madhe.
Të dyja aplikacionet janë të popullarizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.
Zëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për RFE/RL se urdhri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.
“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikëqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal. Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “ Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje