Google ADS

Aeroplani i së ardhmes “Flash Falcon”

22:39 | 21 Qershor 2016
Arbresh.info

Inxhinierët e kompanive prodhuese të aeroplanëve janë përqendruar prej vitesh në ndërtimin e mjeteve fluturuese të së ardhmes.

Aeroplani i fundit arrin nga projektuesi spanjoll Oscar Vinals, raporton DailyMail.

Vinals ka hedhur për diskutim projektin radikal të pagëzuar me emrin “Flash Falcon”. Bëhet fjalë për një mjet fluturues me dy kate, me krahë dy herë më të gjatë dhe motorë radioaktivë dy herë më të fuqishëm se Concorde.

Me këtë fuqi motorike, “Flash Falcon” mund të kap shpejtësinë “Mach 3”, ose 3700 kilometra në orë, tri herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe do të përgjysmonte kohën e udhëtimit nga Londra në New York.
Vinals thotë se aeroplani do të ketë një kapacitet prej 250 pasagjerësh dhe kabina të veçanta për ata që dëshirojnë qetësinë gjatë udhëtimit dhe është projektuar për t’u ngritur dhe ulur edhe vertikalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme