Përdorimi i internetit nga Gen Z është në rritje, por shkalla me të cilën adoleshentët përdorin Facebook po bie me shpejtësi. Një studim i Qendrës Kërkimore Peë mbi adoleshentët, teknologjinë dhe mediat sociale zbuloi se vetëm 32% e adoleshentëve të moshës 13-17 vjeç përdorin Facebook, por në një anketë të mëparshme nga 2014-2015, kjo shifër ishte 71%, duke mposhtur platformat si Instagram dhe Snapchat. Në vitin 2013, 77% e adoleshentëve në internet përdorën Facebook-un.
“Ndërsa Facebook-u është ende thellësisht i integruar në jetën e përditshme të adoleshentëve, ai nganjëherë shihet si një detyrim sesa një platformë e re emocionuese që adoleshentët mund ta pretendojnë si të tyren”, thuhet në raportin e Pew nga 2013.
Në atë studim nëntë-vjeçar, Pew zbuloi se adoleshentët shprehnin më shumë entuziazëm për platformat e tjera, edhe nëse nuk i përdornin aq shumë sa Facebook-u. Ky trend ka mbetur konstant – ndërsa gjeneratat e reja të adoleshentëve i bashkohen mediave sociale, ata pothuajse e kanë braktisur Facebook-un.
Gjetjet e reja të Pew janë gjithashtu në përputhje me raportimin e brendshëm të Facebook, sipas dokumenteve të nxjerra nga Frances Haugen. Një studiues i Facebook zbuloi në fillim të vitit 2021 se përdoruesit adoleshentë në aplikacionin e Facebook kishin rënë me 13% që nga viti 2019 dhe parashikoi që shifra do të vazhdojë të bjerë me 45% gjatë dy viteve të ardhshme.
Edhe nëse adoleshentët janë të lodhur nga Facebook, ata nuk kanë hequr dorë nga Instagrami, një tjetër platformë e Meta-s. Gjashtëdhjetë e dy përqind e adoleshentëve përdorin Instagram, nga 52% në sondazhin 2014-2015. Por TikTok, i cili as nuk u publikua në kohën e studimit të fundit, tani përdoret nga 67% e adoleshentëve amerikanë./dita/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...