Google ADS

Adidas blen aplikacionin për palestër Runtastic

10:55 | 6 Gusht 2015
Arbresh Info

Runtastic, aplikacioni që iu ndihmon të shikoni se sa shumë jeni duke ushtruar, është blerë nga gjiganti Adidas. Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende, por Runtastic ka thënë që Adidas përputhet shumë me nivelin tjetër të biznesit tonë.

Kompania ka premtuar gjithashtu që blerja  nuk do të sjell ndryshme të menjëhershme për përdoruesit, por së shpejti do ofrojë një botë krejtësisht të re me mundësi, shkruan arbresh.info. Runtastic do vazhdojë të operojë  në zyrat e saj në Linz, Vienë dhe San Francisco.

Ndërkohë, Nike ka aplikacionin Fuelband dhe Under Armous, ndërsa së fundmi ka blerë edhe MyFitnessPal duke lansuar gjithashtu platformën e saj, Record./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme