Më shumë se 300 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion për t’i kërkuar gjigantit Apple që të mos e largojë pjesën e dëgjueseve nga Iphone 7.
Kompania Apple planifikon që ta bëjë këtë ndryshim që telefoni i ri të jetë më i hollë dhe më rezistues ndaj ujit.
Sipas raporteve të BBC-së ai gjithashtu, do të ketë më shumë vend për baterinë.
Ndërsa, pjesa për t’i vendosur dëgjueset do të jetë në të njëjtin vend ku mbushet telefoni.
Për këtë, kanë reaguar shumë adhurues të Iphone duke thënë se nëse kjo është e vërtetë ata nuk do ta blejnë atë.
Arsyet e tyre janë për shkak se dëgjueset kushtojnë shtrenjtë dhe kjo do të dëmtonte edhe gjendjen financiare edhe ambientin sepse të gjitha dëgjueset e papërdorura nuk do të kishin ku të riciklohen.
Iphone 7 pritet të dal në treg në vjeshtë të këtij viti.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA