Derisa lansimi i Galaxy S8 vazhdon të afrohet, thashethemet rreth telefonit të ri nga Samsung kanë arritur në një nivel të lartë por në të njëjtën kohë janë krijuar edhe një numër i madh konceptesh.
Kanë mbetur vetëm edhe dy muaj para Kongresit Botëror Mobil 2017 dhe tani është publikuar një koncept i ri për Galaxy S8 që mund të jetë më i miri që kemi parë deri tani, shkruan portali arbresh.info. I krijuar nga ‘Concept Creator’, koncepti për Galaxy S8 Edge është i bazuar në patentat e mëparshme sepse butoni kryesor nuk është më në pjesën e frontale, ngjashëm siç kanë sugjeruar shumë thashethemet.
Telefoni i ardhshëm kryesor i kompanisë Samsung është përfolur që një kohë të gjatë që do të jetë pa buton dhe dizajneri Veniamin Geskin tashmë ka parashikuar se si mund të duket dizajni përfundimtar.
Samsung Galaxy S8 pritet të arrijë me ekran 4K, procesor Snapdragon 830 SoC dhe port USB Type-C./arbresh.info
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...