9 gjëra që mund t’i bëni me iPhone por që nuk i keni ditur

01:15 | 17 Shkurt 2016
Arbresh.info

T’u përgjigjeni mesazheve pa e hapur telefonin

Mund tu përgjigjeni mesazheve drejtpërdrejt nga ekrani i mbyllur duke tërhequr poshtë njoftimet dhe duke tërhequr në të majtë mbi njoftimin për mesazhin.-transmeton arbresh.info. Do ta shihni opsionin “Reply” dhe kur e prekni mund të përgjigjeni pa pasur nevojë ta hapni telefonin.

Ta shikoni se cili aplikacion po ju harxhon baterinë

Vetëm shkoni në Settings>Battery. Kjo do t’ju tregojë se cili aplikacion është duke ju harxhuar baterinë më shpejtë se zakonisht.

Ta shikoni secilën fotografi që dikush u ka dërguar dhe anasjelltas

Ka një mënyrë të thjeshtë për të parë secilën foto apo video që e keni ndarë me dikë. Vetëm hapni mesazhet “Messages” dhe prekni butonin “Details” në këndin e sipërm të djathtë.

Të dërgoni mesazhe audio dhe video vetëshkatërruese

Mund të dërgoni audio dhe video mesazhe të cilat do të skadojnë pas 2 minutave. Nëse shkoni në Settings>Messages dhe shkoni në fund, do ta vëreni një seksion për audio dhe video mesazhe. Mund të zgjidhni që ato të skadojnë pas dy minutash apo asnjëherë.

Mund ta shfrytëzoni Sirin për të lexuar çdo gjë

Mund ta aftësoni Sirin për t’ju lexuar artikujt në uebfaqe, mesazhet falë duke shkuar në Settings>General>Accessibility>Speech. -transmeton arbresh.info. Aty ndizeni Speak Screen dhe Speak Selection. Tani kur tërhiqni poshtë ekranit me dy gishta, Siri do ta lexojë çfarëdo që ndodhet në ekran.

Ta kontrolloni telefonin duke lëvizur kokën

Kjo është një veçori tjetër për të cilën shumë pak njerëz janë në dijeni. Shkoni në Settings>General>Accessibility dhe poshtë e gjeni “Switch Control”. Mund ta prekni “Switches dhe “Add New Switch”. “Select Camera” dhe zgjidheni “Left Head Movement” apo “Right Head Movement”. Pastaj shkoni në menynën “System| e cila ju tregon se çfarë pune do të kryejë lëvizja e kokës.

Ta ruani baterinë duke e lënë telefonin në grayscale mode

Nëse keni pak bateri dhe ju duhen vetëm funksionet themelore të telefonit, ktheni atë në grayscale mode për ta ruajtur baterinë. Këte e bëni duke shkuar në Settings>General>Accessibility dhe prekni “Grayscale”.

Ta shikoni kush po ju telefonon edhe nëse numrin nuk e keni të ruajtur në kontakte

Me iOS 9, Apple ka shtuar një veçori të re, e cila paraqet një emër të mundshëm të një numri të panjohur. Nëse pranoni një telefonatë nga dikush të cilit i keni dërguar email dhe nëse email e tij asocion me këtë numër, atëherë do t’ju dalë si sygjerim kur ta merrni thirrjen.

Ta hapni një aplikacion të muzikës momentin kur i vendosni dëgjueset

Nëse dëgjoni muzikë çdo ditë në të njëjtën kohë, iPohone do ta dijë automatikisht dhe do ta hapë aplikacionin e muzikës momentin që ju i vendosni dëgjueset në telefon. Kjo është një veçori tjetër e iOS 9./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme