Ndoshta as nuk e keni vënë re që vetura juaj ka një çelës të vogël të gdhendur në plastikë rreth shtyllës së timonit.
Pak njerëz e dinë se për çfarë është në të vërtetë. Ndoshta e keni edhe ju, hidhini një sy, transmeton Telegrafi.
Shumë vite më parë, çelësat tradicionalë për hapjen dhe ndezjen e veturës, i lanë vendin çelësave më të sofistikuar që na lejojnë të hapim nga distanca derën dhe të ndezim motorin pa e nxjerrë çelësin nga xhepi.
Kohët e fundit janë shfaqur sisteme më të avancuara me të cilat mund të bëjmë të njëjtën gjë, por nga celulari ose thjesht duke e afruar dorën pranë dorezës.
Megjithatë, mund të mos funksionojë ose çelësit tuaj inteligjent thjesht t’i mbarojë bateria. Pra, si të futeni në kabinë ose të nisni veturën?
Çelësat inteligjentë kanë një çelës klasik të fshehur që mund të arrihet lehtësisht dhe të zhbllokohet vetura. Por kur jeni në një automjet, si ta nisni nëse automjeti juaj nis me një shtypje të një butoni?
Për këtë shërben një çelës i gdhendur, më së shpeshti në shtyllën e drejtimit ose në konzolën qendrore.
Thjesht afrojeni çelësin tuaj më afër atij simboli të gdhendur dhe më pas sistemi do të dekodojë automjetin dhe sado e ulët të jetë bateria në çelës, ju do të jeni në gjendje të ndizni veturën tuaj me shtypjen e një butoni. /Telegrafi/
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amer...
Mesfushori Bledian Krasniqi lë Zvicrën për Kosovën
Azilkërkuesit në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon gjyqtar...
Bislimi priti në takim lamtumirës përfaqësuesin e Norvegjisë...
Vrasja e dyfishtë në Klinë/ Dy viktimat ishin familjarë mes ...
Policia dhe Prokuroria japin detajet e fundit për vrasjen e ...