9,000 mijë vende të punës do të mbyllen nga Rolls-Royce për shkak të pandemisë

15:07 | 20 Maj 2020
Arditë Shkodra

Prodhuesi britanik i motorëve të aeroplanëve, Rolls-Royce, ka thënë se do t’i mbyllë 9,000 vende pune për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe paralajmëroi se do të nevojiten disa vjet që industria e aviacionit të këndellet nga kjo gjendje.

Zyrtarët e kësaj kompanie thanë se vendimi për pakësimin e mijëra punëtorëve do ta prekë më së shumti divizionin e aviacionit civil, shkruan “BBC”, transmeton express.

“Kjo nuk është krizë e bërë nga ne, por është një krizë me të cilën ne ballafaqohemi dhe me të cilën duhet të merremi”, tha shefi i kësaj kompanie, Warren East.

Rolls-Royce i ka 52,000 punëtorë në nivel global dhe shefi i kompanisë tha se ende nuk është vendosur se në cilat vende saktësisht do të mbyllen vendet e punës, sepse për këtë duhet të ketë konsultime me sindikatat.

Humbja e vendeve të punës nuk është pasojë e befasishme për shkak se kompanitë ajrore i kanë pakësuar për 90 për qind oraret e fluturimeve si pasojë e krizës.

Kompania e ka përdorur skemën e qeverisë për ndihmë ekonomike për t’i mbuluar shpenzimet e pagave të katër mijë punëtorëve, por shefi i saj tha se nuk pret që qeveria ta vazhdojë këtë asistencë për vite të tëra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme