6 aplikacione që ju vijnë në ndihmë për ushtrime në shtëpi

16:43 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Keni mjaftueshëm kohë të lirë dhe rrjedhimisht mund ta keni gjetur veten duke u stërvitur pas ditëve të tëra me kokën te frigoriferi. Për shëndetin mendor dhe fizik në radhë të parë si edhe për të kaluar kohën në radhë të dytë, ja disa aplikacione që mund t’ju ndihmojnë.

Nike Training Club

Ky aplikacion ju lejon të bëni ushtrime në varësi të kohës suaj të lirë, që këto kohë e keni me shumicë. Ai është i projektuar nga atletë profesionistë dhe ju jep mundësinë të zgjidhni kohëzgjatjen e ushtrimeve (sa minuta doni të ushtroheni) duke i projektuar në varësi të karakteristikave si: pesha, gjendja shëndetësore, humori dhe përqëndrimi.

Myfitnesspal

Llogarit sa duhet të hani në mënyrë që të jeni të shëndetshëm. Aplikacioni mat automatikisht sa keni ecur dhe bën përllogaritjen në varësi të ushqimeve të konsumuara dhe aktivitetit fizik të ushtruar. Sigurisht që ecja nuk është pika jonë e fortë këto ditë, por nëse keni oborr mund ta shfrytëzoni.

Headspace

Nëse keni probleme me ankthin, stresin, përqëndrimin ose gjendje të kësaj natyre, ky është aplikacioni i duhur. E veçanta e Headspace është se operon përmes meditimit. Vetën 10 minuta në ditë, ky aplikacion do t’ju ndihmojë shumë për kalimin e gjendjeve të sikletshme të shkaktuara nga pandemia.

Flexter

Instruktorët thonë se ushtrimet duhen bërë si duhet, ndryshe kanë një ndikim negativ dhe ju nuk do e donit këtë gjë. Prandaj “Flexter” përmban video shpjeguese të ushtrimeve të ndryshme.

iDance

Do të argëtoheni pafund me koreografitë e ndryshme dhe, me një rrugë e dy punë, do të humbisni ca kile.

FitStar Yoga

Përditësohet vazhdimisht me ushtrime në mënyrë që ushtrimet të avancohen, por njëkohësisht të jenë edhe argëtuese.

-Artikull i përditësuar, i publikuar fillimisht në janar të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme