Telefoni sot është nyja kryesore e komunikimit në botën moderne. Kemi parë sesi versione wireless të një telefoni fiks sot të shndërrohet në një kompjuter që mund ta marrësh kudo me vete.
E gjitha ka qenë e mundur falë avancimeve në fushën e rrjeteve celulare.
Në dy dekadat e fundit teknologjia e rrjeteve celulare ka përparuar me shpejtësi jo vetëm në cilësinë e thirrjeve por edhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave apo mbulimit.
Aktualisht standardi më i përdorur është ajo e gjeneratës së katërt celulare njohur ndryshe si 4G.
Sot jemi gati të kalojmë në gjeneratën e re, atë 5G.
Evoluimi i teknologjisë celulare
Teknologjia celulare u zhvillua për herë të parë në masë në 1979 nga operatori Japoneze NTT në Tokio.
E njohur gjerësisht si 1G, kjo teknologji u përhap në SHBA dhe Evropë në 1980. Atë kohë ishin disa standarde. Në 1991 2G-ja mbërriti duke krijuar edhe standardet e para të përbashkëta.
2G-ja solli edhe transmetimin e të dhënave duke i hapur rrugë aksesit në internet me shpejtësi prej 64Kbps.
Pati disa përmirësime të kësaj teknologji me një standard të ri, 2.5G i cili solli EDGE dhe GPRS me shpejtësi deri në 384Kbps.
Në 2001 u pasua nga 3G-ja e cila rriti shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në 56Mbps.
4G-ja ka qenë hapi më i madh i hedhur në këtë drejtim. i prezantuat në 2009, 4G-ja u përmirësuar ndërsa versioni i fundit LTE-A kishte shpejtësi deri në 1Gbps.
Çdo dekadë një gjeneratë e re mbërrin, të paktën kështu jemi mësuar 30 vitet e fundit dhe kështu ka për të vazhduar edhe me 5G-në.
Është Projekti i Partneritetit të Gjeneratës së 3-të njohur si 3GPP që merret me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare.
Prej disa muajsh 5G-ja ka avancuar në aspektin e standardeve nëdrsa në 2018-ën u vendosën themelet e standardeve 5G.
5G: Valë të reja, standarde të reja
Standardet vendosen nga Unionit Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. 3GPP është ai që jep propozimet e bazuara në këto standardet dhe i dërgon pranë ITU-së.
Standardi ndërkombëtar i 5G, IMT-2020, kërkon shpejtësi deri në 20Gbps. Këto standarde 3GPP i ofron sipas disa versioneve:
Versioni 15 ka dy komponentë. Komponentin jo të pavarur i cili ndërtohet mbi arkitekturën ekzistuese 4G dhe që është finalizuar në fund të 2017
Versioni 16 është finalizuar në Qershor 2018. Ai kompleton fazën e para të debutimit të 5G-së dhe vendos standardin 5G New Radio.
Frekuencat 5G dhe shpejtësitë
Premtimi më i madh i 5G-së është rritja e shpejtësive në mbi 1Gbps. Aktualisht standardi kërkon të paktën 20Gbps por ky është vetëm fillimi. Shpejtësitë do të rriten me përmirësime të mëtejshme të standardit.
5G-ja operon në frekuenca me bandë të gjerë. Rangu është më i madh se rrjeteve të kaluara nga 600Mhz në 71Ghz.
Si rezultat 5G do të përdorë një spektër frekuencash me gjatësi vale të shkurtër njohur si mmWave në frekuencat 24-100Ghz. Shpejtësitë do të rriten por kostoja që paguajmë është mbulimi.
Megjithatë një kullë 5G mund të përdorë “rrezeformimin” për të fokusuar sinjalin në një hapësirë ku ka trafik të lartë ndryshe nga 4G-ja e cila shpërndan sinjalin në sistem që shpërndan valët në çdo drejtim me të njëjtën fuqi.
5G-ja do të jetë një hap i madh në rrjetet celulare. Disa thonë se do të jetë gjenerata e fundit me një avancim të tillë dhe tani e tutje rrjetet do të përmirësohen ngapak dhe gradualisht.
Çipet 5G dhe smartfonët
Siç është bërë zakon me çdo gjeneratë të re celulare duhet një smartfon i ri i pajisur me teknologjinë e duhur për ta shfrytëzuar.
Industria ka filluar tashmë të lançojë harduerin e nevojshëm dhe Qualcomm udhëheq në këtë drejtim.
Kompania ka prezantuar Snapdragon 855, procesorin me modemin X50 5G të integruar. Ky modem mbështet teknologjinë 5G por me një kusht. Shpejtësitë nuk kalojnë 5Gbps që do të thotë se nuk i afrohet as standardeve të parashikuara.
Disa prodhues Kinezë smartfonësh kanë filluar të reklamojnë telefonët 5G. Xiaomi prezantoi Mi Mix 3 si telefon 5G megjithatë varianti në fjalë nuk debuton deri në mesin e 2019-ës.
LG ka premtuar një telefon 5G në fillim të vitit të ardhshëm.
Samsung Galaxy S10 është në zhvillim dhe me shumë gjasa do të ketë procesorin Snapdragon 855.
Apple do të jetë e vetmja kompani e cila nuk do të hipi në trenin 5G për vitin e ardhshëm por do të presë derisa rrjetet të standartizohen plotësisht.
5G-ja dhe Interneti i Gjërave
Interes të veçantë ka ngjallur kombinimi i Internetit të Gjërave dhe 5G-së. Ka pasur përpjekje për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie por nuk janë materializuar ashtu siç pritej.
5G-ja do të rrisë mundësitë e integrimit të IoT me rrjetet e internetit. 5G-ja kërkon të jetë më shumë sesa një rrjet celular por një rrjet i vetëm i cili mund të integrojë të gjitha format e komunikimit wireless.
Qualcomm dhe Ericsson kanë filluar të punojnë në këtë drejtim.
A kanë mbërritur rrjetet e para 5G?
Polemikat kanë filluar në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse rrjetet e para 5G nuk do të aprovohen deri në mesin e 2019-ës, disa operatorë Amerikanë kanë filluar të ofrojnë “rrjetin 5G.”
Ju duhet ta dini se kjo nuk është asgjë vetëm një marketing inteligjent. Verizon gjithashtu prezantoi shërbimin 5G për shtëpitë por nuk është 5G-ja e standardizuar.
AT&T, një tjetër operator Amerikan thotë se ofron 5G-në që shitet me anë të një routeri i cili kushton 499 dollarë dhe 70 dollar në muaj për 15GB.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë