Sipas edicionit të 2018 të Times Higher Education World Rankings, janë 5 universitete në botë që janë më të mirët për të ndjekur studimet në degët e inxhinierisë dhe shkencave teknologjike.
Më poshtë po rendisim këto universitete:
1.Stanford University, SHBA
I pozicionuar në zemër të Silicon Valley, universiteti i Stanford u krijua në vitin 1885 nga Jane dhe Leland Stanford për të promovuar të mirën publike duke influencuar në popullsinë dhe qytetërimin.
2.California Institute of Technology, SHBA
Caltech është një institut kërkimi dhe mësimdhënjeje në fushën inxhinierike me famë botërore. Në këtë universitet studentët përpiqen tu japin përgjigje pyetjeve komplekse, zbulojnë zgjidhje të reja shkencore dhe transformojnë të ardhmen.
3.Universiteti Oxford, Mbretëria e Bashkuar
Universiteti i Oksfordit është universiteti më i vjetër në botë në gjuhën angleze dhe i dyti më i vjetër. Ka prova që mësimdhënia ka filluar në vitet 1096 në këtë universitet.
4.Massachusetts Institute of Technology, MIT, SHBA
MIT është një universitet privat me vendndodhje në qytetin e Cambridge në Massachusetts. I krijuar në 1861, MIT synon të thellojë njohuritë e studentëve në shkencë dhe teknologji.
5.Cambridge University, Mbretëri e Bashkuar
Në Cambridge studiojnë rreth 18000 studentë nga e gjithë bota. E veçanta e këtij universiteti është ndarja e tij në 31 kolegje autonom ku studentët marrin mësime në grupe të vogla. Këto përfshijnë 6 shkolla me mbi 150 fakultete. /CIO Albanian
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...