Gjatë vitit 2016 janë publikuar një numër i madh telefonash të suksesshëm, por nuk kanë munguar as dështimet. Megjithatë, a duhet të blini ndonjërin nga telefonat më të mirë të vitit të kaluar apo duhet të prisni se çfarë do të ndodhë në vitin 2017?
Para se të shpenzoni të hollat tek ndonjë telefon i mençur i ri, sigurisht se duhet të dini se çfarë ofron ajo pajisje për t’ua plotësuar dëshirat, shkruan portali arbresh.info. Më poshtë janë telefonat e ardhshëm me Android që ndoshta ia vlen t’i prisni.
Samsung Galaxy S8
Lansimi i telefonit të ardhshëm nga Samsung do të jetë mjaftë i rëndësishëm për kompaninë pas një gabimi trashanik me Galaxy Note 7, i cili u tërhoq nga tregu pas një defekti me bateri që shkaktonte zjarr. Samsung do të kërkoj të rifitoj besimin e konsumatorëve me Galaxy S8, i cili thuhet se do të debutohet në gjysmën e parë të vitit 2017, kryesisht më 18 prill.
Galaxy S8 do të shfrytëzoj sërish ekranin e saj të krijuar së fundmi, Super AMOLED, shkruan portali arbresh.info. Por, këtë vit thuhet se telefoni kryesor i kompanisë do të jetë në dispozicion vetëm me variantin e lakuar. Rezolucioni i telefonit mbetet ende i pa qartë, por kalimi në ekranin 4K është shumë i mundshëm.
Lexo më shumë: Zbulohet pamja e Samsung Galaxy S8 (Foto)
Skaneri i irisit të syrit nga Note 7, gjenerata e re e procesorëve Snapdragon 835 dhe porti USB Tybe-C pritet të jenë pjesë e Galaxy S8. Ndërsa, sipas thashethemeve, hapësira 3.5mm për kufje do të largohet nga telefoni, ngjashëm si tek Apple iPhone 7.
OnePlus 4
Me ndërprerjen e prodhimit të njësive Nexus nga Google, OnePlus gjeti vetën në një pozitë mjaftë të fortë. OnePlus 3 dhe OnePlus 3T janë telefona shumë të fuqishëm për një çmim mjaftë konkurrues, ata janë telefonat më të mirë që janë në dispozicion në kategorinë e pajisjeve ku buxheti është prioritet. Kjo e bënë telefonin OnePlus 4 një pajisje që duhet shikuar në vitin 2017.
Nëse kompania kineze vepron sipas strukturës së tij, OnePlus 4 mund të debutoj në treg në qershor ose korrik të këtij viti. Sigurisht se kjo pajisje e re do të shfrytëzoj çipin e fundit Snapdragon nga Qualcomm që mund të jetë procesori 835 ose ndonjë tjetër më i ri në atë kohë. Po ashtu, tek OnePlus 4 mund të prisni 6 ose 8GB RAM dhe hapësirë 64/128GB për akumulimin e të dhënave.
Lexo më shumë: Pajisjet më të mira të vitit 2016
Çmimi i telefonave nga OnePlus është rritur ngadalë çdo vit dhe me lansimin e OnePlus 3T, çmimi për modelin me 128GB ka arritur në 480 dollarë, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, kompania me gjasa do të përpiqet për të mbajtur çmimin e telefonit të ri sa më afër shifrës prej 400 dollarë.
Nokia D1C
Nokia tani është në partneritet me një kompani tjetër finlandeze të quajtur ‘HMD’ për të krijuar telefona të mençur me platformë Android. I pari pritet të lansohet në fillim të vitit 2017.
Telefoni i ardhshëm, që raportohet të jetë Nokia D1C, do të jetë në dispozicion në dy variante. Modeli i parë do të jetë me ekran 5 inç 1080p, 2GB RAM, kamerë 13 megapiksel dhe procesor Snapdragon 430 ARM. Modeli tjetër më i madh me ekran 5.5 inç do të jetë i pajisur me 3GB RAM, kamerë 16 megapiksel, por do të bartë ekran dhe procesor të njëjtë.
Lexo më shumë: Nokia lanson 7 telefona me Android këtë vit
Këta janë telefona të rangut mesatar, kështu që ju mund të blini ata gjatë gjysmës së parë të këtij viti për mbi 100 euro. Prezantimi në ‘MWC 2017’ vonë gjatë muajit shkurt duket të jetë i mundshëm.
LG G6
LG G5 ishte padyshim një dështim i madh, gjë për të cilën bien dakord të gjithë. LG i shpëtoi disfatës me LG V20, por prioritet i kompanisë për vitin 2017 është suksesi me telefonin kryesor të saj. LG G6 thuhet se do i nënshtrohet një ri-dizajnimi të plotë pas dështimit me njësinë modulare.
G6 do të jetë në gjendje të ketë specifikat e ngjashme me Galaxy S8 duke bartur procesor Snapdragon 835 dhe 4GB RAM, por do të vazhdoj të ketë opsionin për largim të baterisë si një funksion që e veçon kompaninë, shkruan portali arbresh.info. Ka thashetheme se telefoni i ardhshëm do të jetë rezistent ndaj ujit dhe me korniza nga alumini, ngjashëm si LG V20.
LG G6 pritet të debutoj në Kongresin Botëror Mobil në muajin shkurt, por në treg do të jetë në dispozicion për tu blerë pas një apo dy muajve.
HTC Ocean
HTC 10 ishte një telefon i mirë, por nuk është shitur mjaftueshëm për të kthyer pasurinë e HTC-së pas shumë vitesh me performancë të dobët. Derisa HTC vazhdon të prodhoj telefonin Pixel të gjigantit Google, kompania është duke përgatitur gjithashtu një telefon të ri në brendin e saj për vitin 2017 të njohur si “Ocean”. Në mënyrë kronologjike, telefoni mund të jetë HTC 11, por ende nuk dihet nëse HTC do vazhdoj që qëndroj me atë emër.
Shumica e asaj që dimë rreth telefonit HTC Ocean vjen nga një video që zbulon shumëçka, shkruan portali arbresh.info. Sidoqoftë, video është thjeshtë një koncept i bazuar në informatat e publikuara rreth tij.
Specifikat e këtij telefoni janë ende të panjohura, por me gjasë do të jetë në linjë me telefonat e tjerë kryesor të kompanive që lansohen në vitin 2017. Ky gjithashtu mund të jetë shansi e fundit e HTC-së për të qenë një lojtar i madh në tregun e telefonave të mençur, kështu që priten gjëra të mëdha./A.Namani/arbresh.info
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...