Janë të shumta kritikat që vijnë në drejtim të mënyrës sesi smartfonët po ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve. Madje kur edhe veteranët e teknologjisë si themeluesi i Napster, Sean Parker, bashkohen me zërin e kritikave, atëherë qartazi duket se do të vijnë ndryshime.
Në 2017, Parker paralajmëroi se mediat sociale “ndryshojnë dukshëm marrëdhënien tuaj me shoqërinë, me njëri-tjetrin ..”.
Këshilli i Evropës kohët e fundit ka nxjerrë rekomandime për të drejtat e fëmijëve në mjedisin digjital, duke u bazuar në kuadrin ligjor të DPPM-së, i cili përcakton kufijtë e pëlqimit të fëmijëve për përdorimin e të dhënave të tyre.
Ka më shumë vetëdije se kurrë se teknologjia në fëmijëri duhet të kontrollohet si duhet nga të dyja palët, qeveria dhe prindërit.
Për t’ju ndihmuar të kuptoni disa nga çështjet e përfshira, këtu janë pesë mënyra në të cilat ekrani po riformulon jetën e fëmijëve.
Mbizotërimi i teknologjisë që në vitet e hershme – një e pesta e fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeçare kanë tabletët e tyre.
Shfaqja e obezitetit, dhimbjeve të shpinës, qafës dhe të tjera si këto kanë një shkaktar të përbashkët, teknologjinë.
Por me rritjen e numrit të aplikacioneve dhe pajisjeve që mundësojnë monitorimin e niveleve të aktivitetit fizik, në arrijmë sërish në të njëjtën pikë, përdorimi I një zgjidhje që gjithashtu është dixhitale.
Dizajni i tërheqës i shumë videove dhe aplikacioneve ndikon në trurin e fëmijëve. Shumë prej tyre janë të strukturuara rreth shpërblimeve, të cilat rregullisht japin stimuj, duke nxitur vazhdimin e lojës.
Funksionet Autoplay në YouTube dhe uebfaqe të tjera video përforcojnë këto ritme. Si një zgjidhje e mundhshme shihet fikja e funksionit Autoplay duke shmangur nxitjen ndaj fëmijëve
Mes gjithë këtyre ndikimeve vlen të kujtohet se ndoshta teknologjia po i bën fëmijët të ndryshëm nga ne. Edhe studimet e hershme të efekteve të videove treguan se ata përmirësuan arsyetimin hapësinor.
Ndërkohë që aftësitë verbale, argumentet logjike dhe përqëndrimi i vëmendjes mund të kërkojnë më shumë inkurajim jashtë linje, shumica e të vegjëlve do të përfitojnë nga koordinimi i përshpejtuar i syve dhe aftësitë për njohjen e imazhit, si dhe shkathtësia e përgjithshme digjitale që tani është thelbësore për t’u rritur.
Një tjetër aspekt në të cilin epoka digjitale po shtrin efektin e saj , është edhe tronditja kufijve të jetës. Ndërsa viti i parë i shkollës së mesme mund të konsiderohet si një moshë e paracaktuar për një fëmijë për të marrë smartphone e parë, 39% e 8 deri 11-vjeçarëve tashmë i kanë ato.
Hyrja në botën e mediave sociale papritur u jep fëmijëve të papjekur një hapësirë relativisht të pavarur në të cilën të provojnë “sjellje të rrezikshme” që ata nuk mund të kuptojnë ose të përballojnë domosdoshmërisht, sipas raportit të 5Rights.
Përplasja mes grupmoshave të papërshtatshme dhe sjelljeve që sjell media sociale do të thotë që fëmijët dhe të rriturit duhet të kuptojnë përgjegjësitë e tyre përkatëse nën kompaktin e ri dixhital.
Ka pasur shumë diskutime për ndjenjën në rritje të pamjaftueshmërisë dhe vetmisë të nxitur nga mediat sociale dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor të të rinjve.
Adoleshentët që shpenzojnë më shumë se tre orë në ditë në internet kanë 35% më shumë gjasa të jenë në rrezik vetëvrasjeje, sipas një studimi të fundit të SHBA.
Dekada e fundit ka parë një ndërgjegjësim në rritje dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të shëndetit mendor.
Pjesa më e madhe e këtij diskutimi po mbahet nga të rinjtë në mjedisin që është më I natyrshëm – si dhe diskret për ta: interneti.
Nuk ka asnjë dyshim se kufiri i ri dixhital po redukton në mënyrë drastike fëmijërinë, duke kërcënuar trupat dhe mendjet e ndjeshme.
Por ndoshta ne mund t’i përmbushim këto sfida nëse ato trajtohen në frymën e parimit origjinal të internetit: diskutim i lirë dhe i sinqertë. /PCWorld Albanian
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin