Google ADS

5 gjëra që mund t’i bëni me Galaxy S7 por jo edhe me iPhone

02:04 | 10 Mars 2016
Arbresh.info

Prurjet e reja të Samsung e kanë ngushtuar shumë rivalitetin mes kompanisë dhe rivalit më të madh të saj Apple.-transmeton arbresh.info. Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë ardhur me përmirësime të shumta nga paraardhësit e tyre si kamerë më të mirë, dizajn harduerik të përmirësuar dhe rezistencë ndaj ujit.

Ja disa veçori të Galaxy S7 që i mungojnë iPhone:

Ndezni kamerën duke e prekur dy herë butonin kryesor

Në telefonat e rinj të Samsung, një prekje e dyfishtë e butonit kryesor e lëshon menjëherë kamerën. Kjo bëhet për më pak se një sekondë.

Bëni fotografi me dritë të pamjaftueshme pa përdorimin e blicit (Flash)

Njëra prej risive të Galaxy S7 është aftësia e tij për të bërë fotografi të kualitetit të lartë pa blic aty ku nuk ka dritë të mjaftueshme. Samsung ka rritur madhësinë e pixel-ave në sensorët e kamerës, e kjo i lejon të marrë më shumë dritë.

Bëni pagesa me telefon pa e përdorur NFC-në

Sistemet e pagesave përmes telefonit bazohen në teknologjinë e quajtur Near Field Communication (NFC) për ta lidhur smartfonin tuaj me një terminal për pagesë.-transmeton arbresh.info. Samsung Pay mund të punojë kudo ku pranohen kredit kartelat pavarësisht nëse ka apo jo NFC.

Karikoni telefonin pa e futur në rrymë

Si shumë smartfonë Android, edhe Galaxy S7 dhe S7 Edge mund të karikohen pa kabllo (ëireless). Në vend se ta fusin në rrymë, përdoruesit e këtyre telefonave mund ti vendosin ata në kallëpet e tyre dhe ata do të mbushen.

Shtoni hapësirë ruajtëse ekstra

Përdoruesit të cilët ruajnë orë të tëra filma, shfaqje dhe muzikë në telefonat e tyre kanë nevojë më së shumti për këtë veçori. Përdoruesit e Galaxy S7 mund ta shtojnë hapësirën në telefon përmes një microSD kartele. Të dy telefonat përkrahin deri në 2000 GB hapësirë shtesë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme