5 fakte që nuk i keni ditur për VW Golf

16:04 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Volkswagen është bërë i njohur në mbarë botën fillimisht me brendin e famshëm Volkswagen Beetle apo VW Bug. Golf erdhi si version me motorin përpara dhe arriti të jetë modeli më i shitur i kësaj marke, përcjell arbresh.

I zhvilluar prapa hijeve të modelit të popullarizuar VW Beetle, Golf arriti të marr kryesimin. Në vazhdim ju sjellim pesë fakte për këtë model.

  1. VW Golf është modeli i dytë më i shitur në botë i të gjitha kohërave

Me rreth 30,000,000 njësi të prodhuara nga viti 1974 deri në vitin 2013, VW Golf renditet si modeli i veturës së dytë më të shitur në historinë e automobilizmit. Ky renditet pas Toyota Corolla e cila mban kryesimin me 40,000,000 njësi të prodhuara. Modeli i famshëm VW Beetle është prodhuar në vetëm 9,000,000 njësi.

  1. Askush nuk e di prejardhjen e emrit Golf

Shumica e modeleve të VW, si Passat, Bora dhe Scirocco kanë emra erërash apo rryma ajri. Golf i afrohet Gulf Stream por kjo është vetëm një hamendje.

  1. Golf GTI, projekt pas orarit të rregullt të punës

Versioni sportiv GTI i VW Golf është ndërtuar nga një grup inxhinierësh të cilët kanë punuar në mbrëmje pas orarit të rregullt të punës si dhe gjatë fundjavës, transmeton Express. Pas ndërtimit të një koncepti, ai ju paraqit menaxhmentit të cilët në atë kohë nuk e pritën shumë ngrohtësisht. Sot, ky model prodhohet në sasi të kufizuar prej 5,000 njësive. Deri me sot janë prodhuar rreth 1.9 milion njësi të versionit GTI.

  1. Platforma e VW Golf përdoret nga disa modele tjera

Golf përdor platformën e Grupit A në Volkswagen ku në këtë platformë me brendin Volkswagen prodhohen edhe modelet si Beetle (modelet e reja), Jetta, Bora, Scirocco, dhe Eos. Platformën A e përdorin edhe modele tjera nga grupi Volkswagen si Audi TT, Audi A3, Skoda Yeti dhe SEAT Toledo.

  1. A keni dëgjuar për motorin W12?

Volkswagen Group ka disa brende të cilat kanë motor sportiv si Bugatti apo Bentley. Volkswagen ka ndërtuar një Golf GTI koncept me një motor W12 të huazuar nga Bentely Continental GT. Ky motor 6.0-litër me turbo kompresor të dyfishtë prodhon 641 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin në më pak se 3.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme