Ju ndodh që të celulari juaj të fiket papritmas gjatë kohës që ju e përdorni? Po të merrni celularin tuaj për të bërë një telefonatë dhe vini re se ai po.. digjet?A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm.
Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:
1.Ka nevojë për pushim.
Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,Wi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.
Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.
2.Shumë diell (ose ftohtë)
A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.
Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.
3.Ka një virus
Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.
Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.
4.Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”
Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.
Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.
5.Bateria është defektoze
Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.
Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan