Bill Gates dhe Paul Allen dy të rinj njëri 19 e tjetri 22 vjeç, i lanë shkollat në Harvard dhe Washington State University për një ide të tyren e cila ishte të vendosin nga një kompjuter në çdo shtëpi. Kompania e tyre quhet: Microsoft.
Kompjuteri në atë kohë nuk ka ekzistuar në çdo shtëpi përveç ndërmarrjeve komerciale, vizioni i këtyre djemve ishte shumë i guximshëm dhe ambicioz.
Gjatë katër dekadave, me Microsoft-in në qendër të industrisë, një revolucion i madh teknologjik ka ndodhur që e ka ndryshuar botën përgjithmonë.
Përkundër shumë kritikave gjatë kësaj periudhe për disa nga shërbimet e saj, askush nuk e mohon se Microsoft ka bërë shumë për industrinë dhe sot e kësaj dite ende nuk ndalet.
Është lehtë të harrohet, por Microsoft ka qenë ndër të parat që ka ofruar një platformë për telefonat e mençur mobil, dhe shumë shërbime tjera pa të cilat e sotmja nuk do të ishte e njëjtë.
Kush mund ta harrojë Windows? Një sistem operativ që ndryshoi botën. Sot madje edhe Apple përdor disa nga makinat e Microsoft për të ndërtuar kompjuterët e saj Mac./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA