Me 22 dhe 23 Tetor 2021 në ambientet e “ITP Park” në Prizren do të mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.Sivjet është viti i 10-të i organizimit të konferencës më të madhe të teknologjisë në rajon KosICT10.
Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë. KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e shumë folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë në dy skenat e festivalit, ITP Skena Kryesore, ku do të flitet për tema më gjenerale dhe motivuese rreth zhvillimeve të reja në sektor dhe KUTIA Skena e zhvilluesëve, ku do të flitet për tema më teknike dhe të rejave të fundit nga aspekti i zhvilluesëve softuerik.
Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenave të KosICT-së, festivali do të pasurohet edhe me aktivitete tjera, secila me fokus të veçant në theksimin e ekosistetimit të plot të TIK-ut në vendin tonë. Disa prej këtyre aktiviteteve do të jenë: Innovation Fair, panairi i kompanive Start-up I cili organizohet në partneritet me ICK, takime të shumta B2B dhe matchmaking në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare të organizuara nën frymën e Enterprise Europe Network (EEN), rrjeti më i madh biznesor në Europë, këndi i Future Developers (Zhvilluesve të rinj) ku fëmijët e moshave 6 deri 16 do të prezantojnë projektet e tyre, panairi i kompanive vendore të TIK-ut të cilat e kanë hap rrugën për zhvillimin e këtij sektori, e aktivitete të tjera të shumta. Në përmbyllje të festivalit, hapësirë do t’i ipet komunitetit të gamers (lojëtarëve), ku janë planifikuar 2 turnire në lojëra elektronike, i pari një turnir në Counter Strike: Global Offensive, ku do të ndeshen ekipet e krijuara nga kompanitë e TIK-ut në vend dhe fituesi do të përzgjedh një kauzë bamirësie për të cilën do të dhurohet shpërblimi I mbledhur në formë monetare, ndërsa turniri i dytë do të u dedikohet ekipeve profesionale të sportit elekronit DOTA 2 nga vendi dhe rajoni ku 3000 EURO do të ndahen si shpërblime për 3 vendet e para.
Gjatë 9 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 9500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj./arbresh.info/
Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jet...
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë