Videoja tregon vështrimin më të afërt të telefonave iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro me ngjyrë jeshile
Duke ndjekur një traditë që filloi në vitin 2021, Apple këtë javë prezantoi ngjyrat e reja të iPhone për pranverë. Kompania zbuloi vetëm një ngjyrë të re vjollce për iPhone 12 vitin e kaluar, por këtë vit prezantoi dy ngjyra për iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro – një jeshile standarde dhe jeshile Alpine.
Një video e postuar në Twitter ka ofruar një vështrim praktik të opsioneve të reja të ngjyrave. iPhone 13 dhe iPhone 13 mini jeshil ofrojnë një jeshile të pasur, të tipit pyll, derisa jeshilja Alpine është më e lehtë dhe më e ngjashme me Midnight Green nga iPhone 11 Pro.
Klientët nga Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe më shumë se 30 vende dhe rajone të tjera do të jenë në gjendje ta para-porosisin iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max në jeshile alpine, dhe iPhone 13 dhe iPhone 13 mini në të gjelbër, duke filluar nga e premtja më 11 mars.
Ditë më parë kompania Apple lansoi iPhone SE me 5G që ka një çmim të volitshëm. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...