Me mbi 1 miliard përdorues, Facebook është një nga influencuesit më të mëdhenj në botë.
Por përballë kësaj fuqie, duhet të dish të tregohesh i kujdesshëm sesi të qëndrosh i lidhur me të.
Facebook thotë se mbrojtja e privatësisë të përdoruesve të tij është me prioritet të lartë, por ka pjesë të caktuar të informacionit që nuk duhet të jenë në profilin tuaj, si adresa juaj e shtëpisë, ose kur shkoni në shkollë.
Të hënën e 1 majit, një haker anonim tha se ishte në gjendje të përdorte informacionin e njerëzve, të postuar në pyetësorin “Më pyesni 10 gjëra” që njerëzit vendosin në Facebook dhe pastaj etiketojnë miqtë e tyre.
Kjo për shkak se ata shpesh përfshijnë detaje që i përdorin për fjalëkalimet e tyre, si emri i tyre i vajzërisë, kafsha e parë ose albumi i tyre i preferuar.
Këtu janë 12 gjëra që nuk duhet ti keni publike në profilin tuaj, madje do bënit mirë ti fshinit.
1. Ditëlindja- Ditëlindja juaj është një pjesë e një sekreti të rëndësishëm, që përfshin emrin dhe adresën tuaj, me të cilin njerëzit mund t’i qasen më lehtë llogarisë suaj bankare dhe të dhënave personale.
2. Numri i telefonit- Skenari më i mirë është telefonata e një admiruesi të sjellshëm. Skenari më i keq? Një telefonues i cili ju thërret vazhdimisht, një përndjekes i keq, stalking.
3. Miqtë e tepërt- Profesori i psikologjisë së Oxfordit Robin Dunbar, teorizoi se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme.
Pas shqyrtimit të 3,375 përdoruesve të Facebook-ut, Dunbar, zbuloi se nga miqtë e tyre në Facebook, 4.1% u konsideruan të besueshëm dhe 13.6% treguan simpati gjatë një “krize emocionale”.
Heqja e njerëzve të parëndësishëm mund të krijojë një bashkëveprim më të shëndetshëm me mediat sociale.
4. Fotot e fëmijës tuaj- Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oksford, paraqet një pyetje vërtet të mirë për këtë temë dhe ka të bëjë me pëlqimin:
Çfarë lloj informacioni do të duan fëmijët të shohin për veten në internet në një kohë të mëvonshme?
5. Fotografitë ose etiketimi i shkollës së fëmijës tuaj- Gjëja e fundit që dëshironi është t’i jepni mundësi një pedofili për të gjetur se ku ndjek shkollën fëmija juaj.
6. Shërbimet e vendndodhjes- Në vitin 2015, “TechCrunch”, raportoi se mbi 500 milionë përdorues bën “Chek-in” në Facebook, nga celularët e tyre, gjë që do të thotë se çdo kush ka potencialin për të transmetuar vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron të dëmtojë e di ku ndodhesh.
7. Menaxheri juaj- Menaxheri i kompanisë suaj mund të hyjë në profilin tuaj. Nëse ka qasje në çdo përditësim të statusit tuaj të dyshimtë dhe mund të shoh që të ka mërzitur për punën, lindin probleme.
Mund të vendosni preferencat tuaja për të përjashtuar menaxherin tuaj nga disa përditësime, por a nuk do shkaktojë konflikt akoma më të madh?
8. Stop “tagging” vendndodhjen tuaj- Njerëzit harrojnë faktin se “tagging” në shtëpi, në të vërtetë adresën tuaj të vërtetë.
9. Kur dhe ku po shkoni për pushime- Sipas faqes financiare “This is Money”, udhëtarët të cilët janë grabitur gjatë kohës që kanë qënë me pushime, nuk ju pranohet kërkesa për të përfituar dëmshpërblimin nga sigurimi, nëse ata kanë postuar planet e tyre të pushimeve në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.
10. Statusi i marrëdhënies tuaj- Nëse doni të festoni nisjen e një marrëdhënieje të re, mos e bëni në Facebook, mund të mos funksionojë, dhe ndryshimi i statusit “në beqar” do t’ju bëjë të ndiheni më keq.
11. Detajet e kartës së kreditit- Asnjëherë. Kjo nuk është kurrë një ide e mirë.
12. Fotot e biletës së udhëtimit- Kur fotografoni biletat e udhëtimit duhet të mendoheni dy herë pasi mund t’ju vjedhin barkodin dhe mund të shkojë dikush tjetër në udhëtim në vendin tuaj.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë