Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni për inteligjencën artificiale? Ashtu si të gjithë, edhe ju mund të mendoni për robotë që ecin rreth nesh dhe kryejnë detyrat tona.
Inteligjenca artificiale ka qenë një ndër temat e diskutimit më me rëndësi gjatë dekadave të fundit, sepse jo vetëm që do të ndryshojë të ardhmen duke sjellë robotët në jetën tonë, por edhe duke ndihmuar në mësimin e makinave.
Shumë njerëz i konsiderojnë këto të gjitha avancime si të reja, por nëse gjërat vazhdojnë më këtë ritëm, në do të shohim shumë shpejt ndikimin e inteligjencës artifiale në jetën tonë, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë mund të gjeni gjërat e mundshme kur pritet që inteligjenca artificiale të avancojë.
Transporti pa shofer
Automjetet pa shofer janë aktualisht në të gjithë botën dhe teknologjia e saj përmirësohet çdo ditë. Ne e dimë se kjo nuk e ka arritur përsosmërinë, por duke parë avancimet, mund të themi në mënyrë të pashmangshme se do në vitet e ardhshme do të arrijmë të përjetojmë transportin automatik.
Parashikimi i motit më i saktë
Kjo është një gjë që të gjithë e kemi parë në televizor, por niveli i parashikimit të motit është saktësuar në masë të madhe, megjithatë ende mungojnë paralajmërimet dhe evolucionet e atmosferës që kanë nevojë për përmisime të mëdha. Shumë gjëra tani janë në zhvillim me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe shumë shpejt kjo do të arrijë që të na dërgojë edhe mesazhe paralajmëruese rreth fatkeqësive natyrore.
Punët e shtëpisë
Kur njerëzit filluan që të interesoheshin për inteligjencën artificiale, gjëja e parë që kanë dëgjuar është për robotët që kryejnë punët e shtëpisë. Një nga shembujt më të mirë është Baxter AI i cili përdoret nga shumë industri për të kryer punë të rëndmota. Këta robotë shumë mirë mund të kryejnë edhe punë nëpër miniera, zjarrfikës dhe deponim të minave, prandaj në të ardhmen, disa vende punë do të jenë në kërcënim të madh.
Teknologjia Cyborg
Sipas Shimon Ëhiteson (studiues i AI), në të ardhmen, ne do të jemi në gjendje të integrojmë veten me teknologjinë dhe të përmirësojmë pjesët tona të trupit. Detyra kryesore e inteligjës artificiale është të ndihmojë njerëzit duke u dhënë atyre fuqi që të komunikojnë përmes gjymtyrëve robotike.
Robotët në hapësirë
Inteligjenca artificiale dhe robotët do të luajnë një rol të madh në aktivitetet hapësinore. NASA tashmë ka filluar të punojë me projekte si Robonaut dhe Robonaut 2 me të cilën agjencia do të zhvillojë industrinë e hapësirës ajrore.
Përparimi i sigurisë
Inteligjenca artificiale tashmë ka shumë vende, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara përdoret për sigurinë e brendshme dhe ndërsa gjërat po shkojnë sikurse tani, robotët do të ndihmojnë shumë vende për të mbrojtur veten nga kërcënimet e sigurisë. Kjo tingëllon e rrezikshme, por nëse kryhet me të drejtë, nuk është se paraqet ndonjë problem.
Improvizimi i shëndetit
Shëndetësia është një fushë tjetër që kërkon përparim të përditshëm. Inteligjenca artificiale do të mund të ndihmojë mjekët për të trajtuar disa sëmundje, madje edhe t’i parandalojë ato në një fazë të hershme.
Ndryshimet në sistemin e edukimit
Përmisimi i arsimit është prioritet i çdo vendi në botë. Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të inteligjencës artificiale. Me AI, studentët mund të mësojnë në mënyrë më atraktive.
Ndihma në blerje
Para Facebook dhe Amazon vështirë se keni menduar që do të mund të bleni gjëra përmes internetit. Epo, kjo është e mundur për shkak të teknologjive.
Gjetja e një partneri
Shumë prej jush keni dëgjuar ose keni përdorur aplikacionin tuaj për një takim. Këto lloj aplikimesh për të takuar njeriun e ëndërrave, do të jenë shumë të sakta dhe do të parashikojnë se cili është partneri juaj ideal./burimi: robotica/ arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...