Google ADS

1 miliardë telefona me Android në rrezik

08:55 | 2 Tetor 2015
Arbresh Info

Edhe sa herë duhet gjiganti Google të rregullojë platformën Android para se një dobësi e re Stagefright të zbulohet? Google tashmë ka mbyllur kodin tri herë, por të enjten kompania hulumtuese Ziperium njoftoi që ka zbuluar edhe një tjetër mënyrë për hakimin e sigurisë së pajisjeve me platformë Android. Këtë herë, kodi keqdashës mund të dërgohet përmes një mesazhi audio.

Hakerët mund të kodojnë një pjesë keqdashëse brenda një formati MP3 apo Mp4 dhe pastaj të shpërndaj atë. Çdo përdorues i platformës Android që klikon për të shkarkuar dosjen, sistemi operativ e nxit atë të hap automatikisht këtë “këngë” duke infektuar pajisjen, transmeton arbresh.info. Derisa çdo version i sistemit operativ Android bartë të njëjtin funksion për të shfaqur një pamje paraprake të dosjeve, dobësi është funksionale tek të gjithë.

Ndërkohë, Google thuhet se është duke punuar për të rregulluar këtë dobësi brenda platformës Android, ku një përditësim i tillë mund të vije më 5 tetor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme