Bazuar në shërbimin SourceDNA, rreth 1.500 aplikacione në iPhone dhe iPad që janë aktualisht në dispozicion në App Store përmbajnë një lëshim sigurie që thyen HTTPS-në. Kjo mund të shpie informatat personale të përdoruesve tek duart e hakerëve. Ekspertët kanë identifikuar një version jo të përditësuar tek kodi i hapur burimor i AFNetworking, i cili përmban një lëshim sigurie.
AFNetworking është përditësuar, por aplikacionet janë ende duke përdorur versionin e vjetër të pasigurt. “Ne testuam aplikacione dhe papritur kuptuam që i gjithë trafiku SSL mund të zbulohet përmes ‘Burp’ pa ndonjë ndërhyrje”, shkruajnë hulumtuesit Simone Bovi dhe Mauro Gentile, transmeton arbresh.info.
Kompania ka lëshuar një mjet kërkues për t’i ndihmuar përdoruesit të shikojnë nëse aplikacionet e tyre janë të prekura nga ky lëshim. /arbresh.info
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë