Bazuar në institutin gjerman për kërkime GfK, vetëm brenda vitit 2014 janë shitur gjithsej 1.2 miliardë telefona të mençur që rezulton në një rritje prej 23% nga viti 2013, transmeton ITshqip.com.
Për vitin e kaluar ishte Kina ajo që arriti të shes më së shumti pajisje duke shitur kështu 346.5 milionë telefona të mençur deri në tremujorin e katërt të vitit 2014, një rritje prej 19% nga viti 2013, në të cilin ishin shitur 292 milionë telefona të mençur. Përveç Kinës, shitjeve të tepër të mëdha arriti edhe Amerika Latine, regjion i cili pësoi një rritje për 59% në krahasim me vitin 2013 duke shitur kështu 109.5 milionë telefona të mençur.
Telefonat e mençur me ekran 5 inç apo më të mëdh kishin një rritje prej 180% në vitin 2014, gjë e cila u bë edhe arsyeja kryesore që ndikoi në rënien e shitjeve të tabletave. GfK shton se këta telefona me ekrane të mëdha janë gjithashtu segment kryesor në industrinë e viti 2015.(ITshqip)