​Rrjedhin fotografitë e para të Suzuki Jimny për 2018

23:05 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Fotografitë e versionit të ri të automjetit për terren të Suzukit kanë rrjedhë në publik nga prezantimi i brendshëm i prodhuesit japonez.

Sipas fotografive, tash për tash ende jo zyrtare, Jimny për 2018 ka ruajtur dizajnin e njohur, me një formë “katrore” dhe intervenime të caktuara stilistike në eksterier.

Sipas paralajmërimeve jo zyrtare, Jimny për 2018 do të ketë variantin benzinë me motorin Suzuki AllGrip Pro 1.0 me 110 kuaj fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme