Byron Deeter ishte një nga pronarët e parë të Tesla Model X, por sot ai ktheu në përdorim Jeep Rubikonin e tij, pas shumë problemeve në software-in e Tesla-s.
Problemi i parë i Deeter ishte se dera e shoferit nuk hapej nga jashtë. Pastaj dera anësore e shoferit nuk mbyllej. Ai mund ta mbyllte manualisht por makina nuk e njihte derën si të mbyllur dhe atij i duhej të voziste duke e mbajtur derën e mbyllur.
Ditën tjetër frenat emergjentë angazhoheshin automatikisht, pa nevojë, dhe dritarja anësore e shoferit nuk mbyllej plotësisht.
“Kjo mendoj se e ka të bëj me probleme në software, por ndoshta është një kombinim i kësaj dhe dështimit të sensorëve”, tha Deeter, per Future.
Deeter ka dërguar email në tri adresa të ndryshme për shërbim të klientit të listuara në faqen e internetit Teslës por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Deeter nuk është i pari që ka probleme me Modelin X të Tesla. Të martën është raportuar që shumë pronarët të këtij modeli kanë dërguar mesazhe me ankesa, përderisa kompania nuk ka komentuar rret h kësaj çështje
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA