Sistemi operativ duhej të përdorej në telefona, tableta dhe laptop.
Plani i kompanisë Google ishte të krijojë softuerin, i cili praktikisht krijon lidhjen e Chrome OS me Androidin, transmeton KosovaPress.
Disa burime për faqen 9to5Google konfirmuan se Google vërtet ka përfunduar projektin Andromeda. Puna në harduer, i cili është dashur të lansojë sistemin operativ, po ashtu është stopuar.
9to5Google raporton se tash është duke u punuar në projektin me emrin Fuchsia, i cili duhet të punojë në telefona, tableta dhe laptop. Ky projekt do të ndërtohet nga fillimi, si platformë e re./Arbresh.info/