Çipat janë të dizajnuar për të ndihmuar njerëzit me lëndime të trurit dhe të kurrizit, të cilët do të vendosen brenda kafkës.
Qëllimi i gjithë kësaj është që të zhvillohet një sistem, i cili jo vetëm iu mundëson njerëzve të kryejnë detyra, por gjithashtu edhe të pranojnë reagime ndijore.
Në fazën e parë do të dizajnohet një “sistem në çip”, që mund të transmetojë sinjale nga truri në një stimulues të vendosur në palcën kurrizore, duke iu mundësuar personave me probleme neurologjike dhe të shtyllës kurrizore t’i kontrollojnë lëvizjet e tyre.
Një ekip i studiuesve në Universitetin Case Western Reserve, në Klivlend, Ohajo, kohët e fundit u bë i pari për të rivendosur kontrollin e trurit në lëvizjet e dorës dhe krahut te një person me paralizë të plotë.
Por CSNE gjithashtu dëshiron që pajisja të jetë në gjendje të marrë dhe të kthej informata, duke siguruar informacion ndijor në tru.
Kjo do t’iu mundësojë njerëzve që të vlerësojnë se sa fort ata po e mbajnë një objekt, ose ta zëmë të kenë ndjesinë e temperaturës së atij objekti.
Hulumtimi sugjeron se ky reagim mund të ndihmojë trurin të reagojë vetë, gjë e cila mund të ndihmojë shërimin e njerëzve me probleme të caktuara – si ata që kanë pësuar goditje në tru.
“Kur mendojmë për njerëzit me dëmtime të shtyllës kurrizore, zotësia për ta përdorur teknologjinë për të kapërcyer palcën kurrizore dhe për t’i bërë grupet e muskujve të lëvizin përsëri – ky është një vizion i së ardhmes,” është shprehur për BBC Peter Ferguson, Drejtor i ARM për teknologjinë e kujdesit shëndetsor.
Ai gjithashtu ka theksuar se në ndërkohë teknologjia mund të përdoret për të trajtuar pacientët me goditje në tru, me Parkinson dhe Alzheimer./Arbresh.info/