Gjatë një operacioni ndërkombëtar, është shkatërruar rrjeti më i madh në botë i hakerëve kibernetikë, të cilët vidhnin sistemet bankare të përdorueseve online.
Operacioni është quajtur “ortek”, që është përdorur si një platformë për të nisur dhe për të menaxhuar në masë sulmet e hakerëve global, njoftoi sot Europol, transmeton kp.
Hetimi zgjati katër vjet dhe është përfshirë policia nga 10 vende evropiane, që kanë sekuestruar serverë, kanë mbyllur disa ueb-faqe dhe janë arrestuar pesë persona.
Vetëm në Gjermani, rrjeti i hakerëve ka shkaktuar dëme në vlerë prej gjashtë milionë euro, nga sulmet kibernetike të koncentruara në sistemin bankar në internet.
Siç shpjegon policia, rrejti kishte dërguar më shumë se një milion e-maila me fotografi të infektuara dhe kur i hapnin përdoruesit e tyre, ato infektonin sistemet kompjuterike dhe i bënte pjesë të një rrjeti.
“Është vlerësuar se janë infektuar gjithashtu më shumë se 500,000 kompjuterë në mbarë botën dhe janë identifikuar viktimat në 180 vende të botës”, thotë Europol.
Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur