Garazhi futuristik është plotësisht i automatizuar dhe klientët përmes rrugës së touch-screen mund përzgjedhin veturën që dëshirojnë ta shohin dhe eventualisht ta blejnë, dhe vetura automatikisht me shtypjen e butonit zbret nga pozita e parkingut dhe del para tyre në afat prej 1-2 minuta, transmeton KosovaPress.
Pasi garazhi është i tipit të hapur, automobilat e parkuar mund të shihen nga jashtë, ndërsa objekti natën është i ndriçuar nga brenda ashtu që paraqet një sallon të madh ekspozues me 15 kate./Arbresh.info/