Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, më 19 dhjetor të vitit 1983, ishte vjedhur në Brazil.
Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi titullin botëror në futboll për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.
Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.
Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh.
Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari./Arbresh.info/
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...