Google ADS

​‘Ja pse refuzova Barcelonën’

16:31 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Darijo Srna ka treguar arsyen pse refuzoi që gjatë këtij viti të transferohet në Barcelonë.

Mbrojtësi kroat, Darijo Srna ndihet pjesë e familjes së Shakhtarit, prandaj edhe refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë.

Madje ai tha se, më parë do të fitonte ligën me Shakhtarin se sa Ligën e Kampionëve me skuadrën katalunase.

“Ju e dini historinë time me Barcelonën, por zemra ime i përket Shakhtarit. Jam që 14 vite këtu. Tashmë nuk e konsideroj vetën vetëm pjesë të kësaj skuadre, por të kësaj familje”, tha Srna pasi vazhdoi kontratën.

“I thash presidentit se më i lumtu do të isha nëse fitoj ligën me Shakhtarin se sa Ligën e Kampionëve me Barcelonën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme