Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.
Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta./arbresh.info/
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...