Google ADS

​Denis Suarez: 100 përqind do të jem në Barcelonë

14:26 | 25 Qershor 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Barcelonës Denis Suarez ka deklaruar se nuk do të largohet nga “Camp Nou”.

Denis u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e Spanjës U21 kundër Serbisë.

Ai duke folur për të ardhmen e tij tha se 100 përqind do të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

“Jam 100 për qind që të qëndroj në Barcelonë për vitin e ardhshëm”, këmbënguli Suarez.

“Qëllimi im është të rri në Barcelonë”.

“Askush nuk më tërheqë më shumë Barcelona. Motivimi im është të arrij maksimumin, do të jetë një sezon i rëndësishëm”.

“Unë do të ‘luftoj’ për të siguruar vendin tim, por kushdo tjetër që do të vijë do të mirëpritet”.

“Unë akoma nuk kam folur me Ernesto Valverde. Tani do te jem në pushime, por do të kthehem më 14 korrik, kur edhe do të kthehen shokët e tjerë”, theksoi Suarez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme