​De Biasi befason me listën për Luksemburgun dhe Izraelin

18:04 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Gianni de Biasi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Luksemburgut dhe Izraelit.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë nëpërmjet Twitter-it të tij dhe larg mediave shqiptare, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 4 qershor ndaj Luksemburgut (miqësore), ndërsa e dyta do të jetë me 11 qershor ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

E reja në këtë listë të teknikut italian është rikthimi në kombëtare, pas një periudhe relativisht të gjatë kohe, i Ergys Kaçes, ndërkohë që është lënë jashtë Taulant Xhaka për shkak të përplasjeve në ndeshjet e fundit me trajnerin italian.

Nuk do të jetë në radhët e kombëtares për këto dy ndeshje as Bekim Balaj, për arsye dëmtimi, ndërkohë që mungesë e rëndësishme është edhe ajo e portierit Etrit Berisha, i cili vuan dënimin e 3 ndeshjeve pezullim.

Nuk është grumbulluar në skuadër as kapiteni Ansi Agolli, edhe ky i skualifikuar për shkak kartonësh.

Lista e të ftuarve:

Portierë: Strakosha, Hoxha, Shehi

Mbrojtës: Hysaj, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Veseli

Mesfushor: Kaçe, Basha, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi

Sulmues: Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme